Kodi i praktikës së ILO mbi HIV/AIDS dhe botën e punës

Ky kod është produkt i bashkëpunimit midis ILO dhe partnerëve të tij tripalësh, si edhe i bashkëveprimit me partnerët ndërkombëtarë. Ai i jep një drejtim praktik tepër të vlefshëm politikë-bërësve, organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, si edhe partnerëve të tjerë socialë, për formulimin dhe zbatimin e një politike të përshtatëshme në vendin e punës, të programeve parandalues dhe kujdesor, dhe për hartimin e strategjive që i drejtohen punëtorëve në sektorin informal.

HIV/AIDS është kërcënimi kryesor ndaj botës së punës: ai po prek segmentin më produktiv të fuqisë punëtore dhe po pakëson të ardhurat, duke vendosur kosto marramendëse në ndërmarrjet e të gjithë sektorëve nëpërmjet zvogëlimit të rendimentit, rritjes së kostos së punës dhe humbjes së dijeve dhe eksperiencës. Në vazhdim, HIV/AIDS po prek të drejtat themelore në punë, veçanërisht lidhur me diskriminimin dhe stigmatizimin e punëtorëve dhe njerëzve që janë prekur nga HIV/AIDS. Epidemia dhe pasojat e saj godasin në mënyrën më të fortë grupet e dobta, vulnerabile, duke përfshirë gratë e fëmijët, duke rritur në këtë mënyrë pabarazitë egzistuese gjinore dhe duke rënduar problemin e punës së fëmijve.
Kjo përbën arësyen që ILO është angazhuar në bërjen e një deklarate të fuqishme nëpërmjet Kodit të Praktikës mbi HIV/AIDS dhe botën e punës. Kodi do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së epidemisë, pakësimin e pasojave të saj mbi punëtorët dhe familjet e tyre dhe ofrimin e mbrojtjes sociale për të ndihmuar në përballimin e sëmundjes. Ai përmban parimet kryesorë, si psh njohjen e HIV/AIDS si një çështje e lidhur me vendin e punës, mos-diskriminimin në punësim, barazinë gjinore, egzaminimin dhe konfidencialitetin, dialogun social, parandalimin, kujdesin dhe mbështetjen, si bazë për të trajtuar epideminë në vendin e punës.