Hapësira fiskale për financimin e mbrojtjes sociale në Shqipëri

Bazuar në praktikat më të mira të vendeve nga e gjithë bota, raporti përcakton alternativa të mundshme për krijimin e hapësirës fiskale si dhe gjendjen e burimeve korresponduese në Shqipëri.

Ky raport, i përgatitur nga ILO në bashkëpunim me UNICEF dhe UN Women në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për “Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale”, paraqet një analizë mbi krijimin e hapësirës fiskale për financimin e mbrojtjes sociale në Shqipëri, që të jetë jo-diskriminuese, e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore dhe e qëndrueshme nga ana ekonomike.

Bazuar në praktikat më të mira të vendeve nga e gjithë bota, raporti përcakton alternativa të mundshme për krijimin e hapësirës fiskale si dhe gjendjen e burimeve korresponduese në Shqipëri. Raporti rekomandon që këto alternativa të ndryshme duhet të diskutohen në një dialog kombëtar. Për më tepër, vëndi duhet të adresojë çështje të tilla si evazioni fiskal dhe ekonomia informale, me synim rritjen e të ardhurave të shtetit dhe për të zgjeruar e forcuar më tej skemat kontributive.