ANALIZA E SHPENZIMEVE PËR MENAXHIMIN E RASTEVE TË FËMIJËVE NË PUNË NË KOSOVË

Ky raport vlerëson koston e njësisë për trajtimin e rasteve të punës së fëmijëve dhe analizon burimin e financimit të ofruesve që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët në nevojë. Duke pasur parasysh mungesën e organizatave të specializuara vetëm për punën e fëmijëve dhe mungesën e provave të sakta të kostos për shërbimet e ofruara për rastet e fëmijëve në punë, analiza ofron vetëm një shqyrtim të situatës dhe kostot e paraqitura janë të përafërta.

Bazuar në intervistat me 20 organizata që ofrojnë shërbime sociale, u zbulua se fëmijët e angazhuar në punë të rrezikshme mund të marrin shërbime nga organizata që nuk janë të mandatuara posaçërisht për të punuar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve ose fëmijëve në punë. Për shembull, një fëmijë i angazhuar në punë të rrezikshme mund të jetë viktimë e abuzimit me drogë ose mund të marrë shërbime për t’u integruar në arsimin e zakonshëm .Sipas përgjigjeve të të anketuarve, një vlerësim i përafërt i numrit të fëmijëve të shërbyer në baza vjetore kap shifrën e rreth 4,321 fëmijëve, nga të cilët rreth 580 janë në QPS dhe rreth 3,741 në organizata joqeveritare.