Kujdesi afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri: Sfi dat, çeshtjet dhe politikat kryesore

Ky raport paraqet çështjet kyçe në politikën e kujdesit afatgjatë në Shqipëri.

Ndërsa popullsia shqiptare po moshohet me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfi ë të afërt për të siguruar akses në shërbime të kujdesit afatgjatë të përballueshëm dhe cilësor për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Opsionet strategjike të politikave për fi nancimin e SDG” ILO ka kryer një studim për shqyrtimin e politikave që kanë të bëjnë me shërbimet e kujdesit afatgjatë për të moshuarit. Ky raport paraqet dhe vlerëson kërkesën e ardhshme për kujdes afatgjatë, shqyrton ofrimin aktual të shërbimeve të kujdesit afatgjatë në Shqipëri dhe shqyrton çështjet kyçe në politikën e kujdesit afatgjatë në Shqipëri.