Pajtimi profesional i mosmarrëveshjeve kolektive të punës

Ky udhëzues ka për qëllim të ndihmojë për përmirësimin e aftësive dhe njohurive praktike të pajtuesve, të cilët si një palë e tretë, ofrojnë mbështetje për palët në mosmarrëveshjeje që të zgjidhin me mirëkuptim konfliktet e tyre që lindin gjatë bisedimeve kolektive1. Qëllimi më i gjerë i këtij udhëzuesi është të promovojë bisedimet kolektive dhe marrëdhënie të shëndosha industriale.

Fokusi i udhëzuesit është të paraqesë për pajtuesit një kuadër reflektimi mbi rolin e tyre ndërkohë që mbështesin palët gjatë zhvillimit të bisedimeve kolektive. Ai kryesisht trajton mënyrat e sjelljes, qasjet, teknikat dhe qëndrimet që mundësojnë përmbushjen efektive dhe efiçente të rolit të pajtuesve, duke synuar në të njëjtën kohë që të nxisë tek pajtuesit të menduarit aktiv mbi sjelljen dhe qasjen e tyre gjatë mbështetjes që u japin palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre.